Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Banorët e Unzasës do fitojnë çështjen në Strasburg


Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu në një deklaratë nga selia blu deklaroi se banorët e Unazës së Re do fitojnë çështjen në gjykatën e Strasburgut.

Më tej Balliu, denoncoi se i gjithë projekti është bërë për të vjedhur, duke denoncuar edhe tenderin për ndërtimin e saj pasi sipas tij kompania që do e ndërtojë ka për mbikqyrës të njëjtën kompani që paguan për mbikqyrje edhe te koncesioni në Rrugën ë Kombit.

Edi Rama e nisi dhe po e vazhdon projektin e zgjerimit të Unazës së Re jo si një projekt në shërbim publik, por si një projekt për të vjedhur. Ky është një rast unik, kur në një terren të ngjashëm, pa llogaritur dëmshpërblimet, 1 kilometër të kushtojë 20 milionë euro.

Pasi u kap në flagrancë duke vjedhur me një tender me fitues të paracaktuar, pa garë, pasi u kap me një kompani fallco si DH-ja; pasi ka bllokuar hetimet në prokurori për mashtrimin me DH Albania, agjencitë në varësi të Edi Ramës po e thellojnë vjedhjen.

Siç është bërë e njohur, 2 nga 3 segmentet e projektit korruptiv që prish pa dëmshpërblim shtëpitë e qytetarëve, do t’i ndërtojë kompania Salillari. Praktikisht, ajo do t’i mbikëqyrë po vetë punimet tek Unaza, pasi kompania e përzgjedhur në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik është në konflikt të hapur interesi.

Kompania INK, që duhet të mbikëqyrë cilësinë e punimeve tek Unaza paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin.

Kjo është shkelje flagrante e ligjit të Prokurimeve. Qëllimi është i qartë dhe një i vetëm; të vidhet çdo qindarkë në kurriz të qytetarëve shqiptar. Salillari të bëjë sikur punon dhe INK, që merr para në një projekt tjetër nga Salillari, të bëjë sikur gjithçka është në rregull.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të mos qëndrojë pasive në akte të tilla të shkeljes së ligjit, që kanë si bazë marrëdhënien korruptive, vjedhjen e parave publike duke mashtruar me cilësinë e punimeve. Deri tani, prokuroria është sjellë si zgjatim i Edi Ramës, duke lënë në harresë shumë dosje abuzimesh të kësaj qeverie, veçanërisht dosjen e DH Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese e tenderit të parë dhe do të merrte 40 milion euro para publike.

Vjedhja e miliona eurove është arsyeja pse Edi Rama nuk pranon dialog me qytetarët e Unazës së Re, që janë në mbrojtje të ligjshme të banesës së tyre.

Në emër të banorëve të Unazës, mesazhi për qeverinë për të zgjidhur këtë konflikt është
Dialog dhe JO dhunë! Siç pohojnë edhe Kombet e Bashkuara, dëbimi i qytetarëve nga shtëpitë është shkelje e të drejtave të njeriut! Mos e shtoni më shumë faturën për shqiptarët, duke detyruar banoret e unazës së re ta çojnë çështjen në Strasburg dhe ta fitojnë!”,
u shpreh Balliu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *