Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Lleshaj ka emëruar Plarent Ndrecën si sekretar të Përgjithshëm


Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Plarent Ndreca është emëruar si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Berisha e kundërshton këtë vendim, për shkak dhe të rrethanave të shkarkimit të tij nga detyra, në Ministrinë e Arsimit kur u akuzua nga KLSH për vjedhjen e milionave eurove.

“Jo ligji por xhepi është kriteri i Narkoshtetit!

Famozi Plarent Ndreca i denoncuar nga KLSH për vjedhje dhe abuzime marramendëse, i larguar nga detyra për çështje të rënda, merret nga Gjeneral Hashashi si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme!”, shkruan ish-kryeministri.

Berisha ka publikuar denononcimin e një qytetari, i cili shprehet se Ndreca është emëruar nga Lleshaj në paligjshmëri, ndërkohë që është edhe këshilltar bashkiak.

“Përshëndetje e vetmja shpresë e këtij vendi që lëngon. Rikthimi në detyrë i hajdutit të Ministrisë së Arsimit të cilin KLSH e paditi për vjedhjen e miliona eurove dhe që u largua për çështje të rënda kapur në kushte flagrance nga ajo Ministri, në Ministrinë e Brendshme në kundërshtim të hapur me legjislacionin e shërbimit civil dëshmohet qartë nga kjo kërkesë padi e fshehur nga autoritetet shqiptare. Ky i mban këto detyra me bekimin e Lindita Nikollës, ndrikull Vila. Fotot që po ju dërgoj e dëshmojnë. Ndreca në paligjshmëri mban detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe paralelisht është këshilltar bashkiak pranë bashkisë Tiranë për subjektin PS.”, shkruan qytetari.

Kujtojmë se shkarkimi i Plarent Ndrecës në vitin 2017 shkaktoi jo pak probleme për Ministrinë e Arsimit.

Ndreca refuzoi shkarkimin e dhënë nga ministrja teknike Mirela Karabina, dhe tentoi të hynte në ambientet e Ministrisë duke u konfliktuar me punonjësit, pavarësisht urdhrit të saj që të mos futej më.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e kishte paditur në prokurori Ndrecën në vitin 2015 për shpërdorim detyre. Ai ka qenë kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin për ndërtimin e objektit “Tirana Olimpik Park”.  Por pas dy vitesh (në 2017) prokuroria pushoi hetimet me argumentin se nuk u gjetën elementë të vepres penale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *