Mbrëmjen e djeshme dy çiftet e njohura mbretërore, Meghan Markle, Princ Harry dhe Kate Middleton, Princ William u bashkuan sërish me njëri-tjetrin në një dalje publike.
Të katërt ishin të pranishëm në eventin ‘Royal British Legion Festival of Remembrance’, i cili i bëri bashkë pas 5 muajsh.
Kujtojmë që për herë të fundit Kate, William, Meghan dhe Harry u shfaqën pranë njëri-tjetrit në muajin qershor, kur Mbretëresha Elizabeth festoi ditëlindjen e saj.
Më herët është përfolur se mes vëllezërve ka pasur një përçarje dhe për këtë ‘faji’ i ka mbetur marrëdhënies që kanë patur dy kunatat Kate dhe Meghan.