Një person është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit në Lagunën e Karavastasë. Ai është identifikuar si një peshkatar i moshës 46-vjeçare me iniciale A.SH, banues në Divjakë. Paraprakisht dyshohet se peshkatari është goditur nga një rrufe.
“Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastasë është gjetur pa shenja jete shtetasi A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe). Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.