Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga aksidenti në Tiranë – Adoleshentët po festonin një ditëlindje, shoferi ishte pa patentë


Të tjera detaje zbulohen lidhur me aksidentin e rëndë që i mori jetën dy adoleshenteve në Tiranë.

Mësohet se të rinjtë kanë qenë duke festuar ditëlindjen e njërës prej pasaggjereve në mjet, 14-vjeçares me inicialet L.M, e cila ndodhet në spital.

Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

 Drejtuesi i mjetit me targë AA044 LN, F.Shaba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat dhe pemët anës rrugës.

Për pasojë humbën jetën 2 vajza 17-vjeçare, si dhe u plagosën shoferi, adoleshentja që festonte ditëlindjen dhe 14-vjeçari me inicialet O. M.

Drejtuesi i automjetit ishte pa patentë dhe makinën ia kishte marrë babait të tij.

18-vjeçari ka dalë nga makina pas aksidentit por pas disa hapash ka humbur ndjenjat.

I riu ndodhet në gjendje shoku në spitalin e Traumës bashkë me dy të plagosurit e tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *