Vendosni fjalën kyçe....

Historiani rus pranon se ka vrarë të dashurën studente, mbante në çantë krahët e saj të prera


Një historian i njohur rus ka pranuar se ka vrarë të dashurën e tij, një ish-studente. “BBC” shkruan se historiani 63-vjeçar u gjet në një lumë me çantë shpine brenda së cilës ndodheshin krahët e gruas së vdekur.

Oleg Sokolov, thuhet se ishte i dehur dhe ra në lumë ndërsa përpiqej të hidhte pjesët e trupit të të dashurës në lumë.

Policia gjeti më pas pjesën tjetër të trupit të 24-vjeçares Anastasia Yeshchenkos, në shtëpinë e tij. Prof. Sokolov është një ekspert i historisë së Napoleonit që ka marrë titullin Légion d’Honneur të Francës.

Avokati i tij Alexander Pochuyev, tha se Sokolov e ka pranuar fajin e tij, ishte penduar për atë që kishte bërë dhe tani po bashkëpunonte me autoritetet.

Historiani raportohet të ketë thënë në polici se ai vrau të dashurën gjatë një argumenti dhe më pas i preu kokën, krahët dhe këmbët.

Ai thuhet se kishte planifikuar të hiqte qafe trupin përpara se të kryente vetëvrasje i veshur si Napoleoni.

Ai tani ndodhet në spital duke marrë trajtim për hipotermi.

Historiani ka shkruar disa libra mbi Napoleonin dhe gjithashtu ka vepruar si këshilltar historik për disa filma. Ai dhe Yeshchenko ishin bashkëautorë në disa vepra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *