Gjykata e Krujës ka vendosur lërë në burg autorët e dyshuar për grabitjen e postës ku u vodhën 110 milion lekë nga kasaforta.
Të arrestuarit Mark Caka, Gazmir Saka Hysen Kica, Bujar Tafaj, Andi Rexhepi (Paturri) si dhe roja i postës Besnik Parruca, të gjithë u lanë në “arrest me burg”.
Këta persona u arrestuan gjatë operacionit të koduar ‘Filiali’, kur policia sekuestroi edhe dy mjete vjedhura, një ‘Range Rover’ e një ‘Mercedes-Benz’ 320.
Policia sekuestroi edhe 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë dhe një pjesë të parave.
Autorët e grabitjes dyshohen se kanë patur informacion të sigurt, nga punonjës të postës, pasi në zyrën e saj gjendeshin dy kasaforta, ndërkohë që u grabit vetëm ajo kasafortë e cila kishte në brendësi të saj, sasinë e parave.