Vendosni fjalën kyçe....

Milan kërkon 35 milionë euro për Kessie


Franck Kessie u la jashtë skuadrës së Milanit që do të përballet me Juventusin sonte në Allianz dhe ai besohet se është në shitje për 30 deri në 35 milionë euro, pasi për të janë interesuar  Wolves dhe Monaco.

Fildishiasi Franck Kessie nuk ishte pjesë e skuadrës së Milanit që udhëtoi për ndeshjen e sotshme në Torino, përkundër që ai nuk është i lënduar.

Trajneri Stefano Pioli e mori vendimin pasi që vlerësoi se ai nuk ishte mjaftueshëm në gjendje të mirë në aspektin fizik dhe psikik gjatë seancave stërvitore.

Mediumet italiane kanë raportuar gjithashtu se Kessie kishte shkuar me vonesë në seancat stërvitore dhe se paraqitjet e tij të fundit kanë ndikuar negativisht në perceptimin e trajnerit për futbollistin.

Sipas disa mediumeve italiane, si Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, Kessie mund të jetë në shitje gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo cilido klub që dëshiron ta blejë atë duhet t’i shpenzojnë 30 deri në 35 milionë euro për të.

Ai i mbush 23 vjet muajin e ardhshëm dhe ishte transferuar në Milan nga Atalanta në një marrëveshje të komplikuar. Fillimisht u ishte bashkuar kuqezinjve në verën e vitit 2017 për tetë milionë euro në formë huazimi, me obligimin për ta blerë në korrik të vitit 2019 për 24 milionë euro të tjera shtesë.

Wolves kishte tentuar ta transferojë Kessien gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti, mirëpo dy klubet nuk kishin arritur marrëveshje dhe Kessie mbeti në skuadrën e Milanit. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *