Partizani nuk arrin dot të marrë 3 pikët në sfidën e javës së 12 në Kategorinë Superiore. skuadra kampione e vendit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë me Flamurtarin me këtë të fundit që ende nuk po gjen një rrugë për të arritur te fitorja e parë.
Pjesa e parë u mbyll 0-0 pavarësisht përpjekjeve të bëra nga kryeqytetasit për të gjetur golin. Kjo ndodhi në pjesën e dytë kur Belica dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga portieri Moçka pas një gjuajtje të Telushit.
Por gëzimi i të kuqve nuk zgjati shumë pasi 4 minuta më vonë Flamurtari barazoi rezultatin me Nebihin. Në minutat e mbetura nuk pati më asnjë ndryshim në rezultat edhe pse të dyja skuadrat bënë tentativat e tyre për të shënuar një tjetër gol. Gjithsesi edhe me këtë barazim, Partizani vazhdon të jetë në krye të renditjes me 22 pikë, ndërsa Flamurtari është në skajin e kundërt, në vendin e fundit me 4 pikë.