Paraditen e sotme, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për 50 vjecarin Shpëtim Selimi, i cili akuzohet se ka qëlluar me gurë punonjësit e IKMT-së.
Kujtojmë se paraditen e 7 nëntorit në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë, situata u tensionua kur punonjës të IKMT-së njoftuan banorët e Astirit se banesat e tyre do të shembeshin të hënën e 11 nëntorit.
Rreth orës 10:45 pati përplasje mes banorëve të Astirit dhe punonjësve të IKMT-së. Selimi së bashku me disa të tjerë akuzohet se ka goditur me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.
Nga ky incident kanë mbetur të lënduar 4 punonjë të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë.
Përveç Selimit, janë shpallur në kërkim dhe 7 persona të tjerë.