Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit në Bolivi nxjerrin jashtë gazetarët e mediave shtetërore, drejtorin e lidhin në pemë (VIDEO)


Udhëheqësi bolivian Evo Morales ka kritikuar sulmet ndaj mediave shtetërore kur protestuesit detyruan gazetarët të largohen nga zyrat e tyre. Në një incident të veçantë një shef radioje u lidh me një pemë, shkruan RT.

Televizioni BTV dhe radioja RPN u detyruan të ndërpresin transmetimet pasi një turmë e madhe prej 300 protestuesve zbritën në selinë e tyre në La Paz.

Demonstruesit janë zemëruar me mënyrën se si mediat shtetërore i kanë trajtuar protestat e tyre që kanë kapluar kombin që nga mesi i tetorit. Ata i kërkuan atyre të dilnin jashtë nëse nuk donin të konfrontoheshin fizikisht.

 

Dyzet punonjës të BTV-së dhe RPN-në përfundimisht u tërhoqën përpara kërkesave të tyre dhe u larguan nga ndërtesa.

Drejtori i Patria Nueva, Ivan Maldonado tha se gazetarët, të cilët ishin më shumë se numri i protestuesve, “u dëbuan me forcë pasi morën kërcënime të vazhdueshme nga njerëzit e mbledhur jashtë”. Sipas tij punonjësit u morën peng nga turma.

Stacioni i radios CSUTCB, u pushtua nga një grup protestues të shtunën, të cilët e lidhën më pas drejtorin e saj, Jose Aramayo, në një pemë.

Tensionet kanë qenë të larta në Bolivi, ku opozita akuzuon qeverinë se ka mashtruar në zgjedhje, pasi Morales fitoi me një avantazh prej 10 pikësh kundër rivalit Carlos Mesa në zgjedhjet 20 tetorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *