Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet kritikave: Nuk është Mini-Shengen, por Shengen i Ballkanit Perëndimor


Në konferencën e përbashkët me liderët e rajonit pas takimit në Ohër, Rama iu përgjigj kritikëve të “Shengenit Ballkanit”.

Rama tha se nuk ka asnjë ide për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” por as për “Jugosllavinë e Re”.

 “Një pyetje e thjeshtë do të ndihmonte qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufi, do të donin të vazhdonin? Apo do të donin që njësoj si në gjithë Ballkanin Perëndimor edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelej kufirit për katër liritë e BE-së. Kjo nuk është një “mini-Shengen”, kush e tha këtë fjalën mini? Duke qenë se jam 194 cm nuk jam ndierë ndonjëherë mini. Është Ëester Balkan Schengen. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës të zhduket dhe kjo ka dakordësinë e palëve të tjera, si të Serbisë. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe kjo ka dakrodësinë e palëve të tjera, si të Serbisë. Kush flet për Shqipëri të Madhe, kush flet për heqje të kufijve të Kosovës, tani të heshtë. Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi. Kush flet për Shqipëri të Madhe kur unë flas për heqje kufiri, do duhet që thjesht të heshtë. Së pesti, po produktet bujqësore të Shqipërisë pse duhet të kalben në kufirin me Maqedoninë, apo Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën apo siç kalben edhe në kufi me Kosovën”, -tha Rama.

Pas Ramës foli edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili u shpreh se nuk i kuptonte kritikat ndaj tij e Ramës lidhur me këtë projekt që synon vetëm diçka të mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *