Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë as në Ohër sulmet për prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij janë pjesë e një grupi kriminal që ai e ka pagëzuar me emrin “Kap ça të kapësh”.
Në një kohë kur në mediat online qarkulloi një lajm se ai kishte probleme shëndetësore, Rama tha se nuk është e vërtetë, por se ai i ka shmangur daljet e shpeshta në publik për shkak se është i angazhuar me hartimin e një ligji soecial për “KÇK”-në.
“Më vjen keq që shëndeti im është shpresa e atyre që humbin pushtetin. Skam probleme shëndetësore. Edhe sikur të kisha, besoj se nuk është kjo një rrugë fortë e respektueshme për të bërë politikë.
Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. Kemi punuar me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë dhe kemi grupuar shumë eksperienca botërore dhe kam vendosmërinë të hyjmë në një luftë të pa njohur më parë kundër krimit të organizuar dhe të marrim masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të grupit KÇK”, tha Rama.
Kryeministri u përfol nga disa medie, se mbase një nga arsyet se pse e kishte anuluar takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pse nuk ishte i pranishëm në seancën plenare apo pse mungoi në takimin me socialistët e Elbasanit, ishte pikërisht problemi me shëndetin.