Vendosni fjalën kyçe....

Rita Ora sërish si aktore, pjesë e filmit të ri të “Oliver Twist” (FOTO)


Talenti i Rita Orës në muzikë është i padiskutueshëm, por krahas karrierës si këngëtare duket se shqiptarja nga Kosova po mendon seriozisht edhe karrierën si aktore.

Pas rolit si motra e Christian Grey në filmin “Fifty Shades of Grey”, duket se Rita do të marrë pjesë në një tjetër film të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për rikrijimin e filmit “Oliver Twist”.

Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet përkrah disa aktorëve të cilët janë pjesë e kastës së këtij filmi.

“Jam shumë e nderuar që jam pjesë e #Twist dhe e këtij kasti të mrekullueshëm. Është e pabesueshme të punosh me këta njerëz dhe gjithë ekipin çdo ditë, mezi pres t’ju shoh në 2020!!”, shkruan Rita.

Kështu filmi mesa duket del në vitin 2020, por ende nuk është caktuar data. Aktualisht xhirimet po zhvillohen në Londër dhe ne mezi presim ta shohim Ritën në këtë film.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *