Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me makinë-bombë në Siri, vriten 8 civilë dhe plagosen 20 të tjerë


Shpërthimi i një makinë-bombe ka vrarë të paktën tetë civilë në veri të Sirisë, ndërkaq 20 të tjerë janë plagosur, tha Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Shpërthimi ndodhi në qytetin Tal Abyad, tha Ministria. Ky qytet gjendet në zonën kufitare dhe u morr nënë kontrollin e forcave turke nga luftëtarët kurdë. Ministria turke fajësoi luftëtarët kurdë të Sirisë për shpërthimin, duke i akuzuar ata për “masakrimin e civilëve të pafajshëm”, shkruan Rel.

Ky sulm vjen vetëm një javë pasi një shpërthim i ngjashëm vrau 13 persona në Tal Abyad. Turqia kreu një ofensivë ushtarake në veri të Sirisë muajin e kaluar, duke larguar nga zona kufitare luftëtarët kurdë. Ofensiva ushtarake turke ka detyruar rreth 200 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ankaraja thotë se forcat kurde në Siri janë terrorist dhe kanë lidhje me militantët kurdë që luftojnë brenda territorit të Turqisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *