Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Çfarë keni kundër? Nesër do flas me Macron për negociatat me Ballkanin


Pas deklaratave të Ramës lidhur me kritikat ndaj tij për idenë e “Shengenit Ballkanik”, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç shprehu të njëjtin qëndrim.

Vuçiç u duk shumë i irrituar për shkak të kritikave të pafundme saqë nisi të pyeste gazetarët se çfarë kanë kundër idesë për lëvizjen e lirë mes tre vendeve, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Presidenti serb madje dha dhe idenë e tij për largimin e qytetarëve të këtyre vendeve drejt BE-së, që sipas tij nuk ishte për arsye ekonomike por për shkak të atmosferës me përgojime mes njëri-tjetrit.

“Nuk i kuptoj sulmet ndaj Edi Ramës, për ngritjen e Jugosllavisë së Re. Nuk i kuptoj sulmet ndaj meje se unë për Shqipërinë e Madhe. Kuptohet se kam një mendim të kundërt me Edi Ramën lidhur me Pavarësinë e Kosovës.

Por çfarë keni kundër çdo ideje që thamë sot? Çfarë keni kundër idesë që më shpejt të vijnë domatet nga Serbia në Shqipëri, apo më shumë turistë nga Serbia të vijnë në Shqipëri? Çfarë keni kundër gjithë këtye ideve? Pse dështuan bisedat mes nesh dhe shqiptarëve? Gjithmonë gjejmë diçka të keqe për të tjerët, përgojoheshim. Çfarë gjetët diçka të keqe? Nuk ka asnjë punë të keqe.

Pse ikin njerëzit nga vendet tona. Jo se nuk kanë bukë për të ngrënë, jo, njerëzit ikin për hir të një atmofsfere të ndryshme, sepse ne përgojohemi. Të gjithë jemi për bashkëpunim rajonal por presim nga 26 orë në kufi.

Le të thonë çfarë të duan, me të vërtetë falenderoj Zoran dhe Edin sepse ata duan të arsyetojnë. Ne punojmë për më të mirën e shtetit tonë dhe të rajonit. Mos u bëni naivë.

Të gjithë e dini për çfarë bën fjalë. Ne kemi sy, veshë, dimë të jemi reaalë dhe të jetojmë një jetë reale. Kur isha i vogël më pëlqente një aktore në Hollivud dhe mendoja vetëm si të shkoja te ajo. Askush s’ka dëgjuar një budallallëk si unë”- tha Vuçiç.

Madje presidenti serb shtoi se do fliste me homologun francez Emmanuel Macron, lidhur me negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Nesër do të takohem me Macron dhe do ta pyes edhe për Zaev dhe për Ramën dhe për mua kuptohet. Nuk kam frikë ta pranoj se i kam thënë dhe BE-së, të njëjtën gjë do i them edhe Macronit. Kemi bërë më të mirën pavarësisht se sulmohemi nga të tjerët. Nuk ka pse të vazhdojmë të mbyllim kufijtë dhe të vazhdojmë të ëndërrojmë për aktoren hollivudiane.”, tha Vuçiç.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *