Vendosni fjalën kyçe....

Zoran Zaev: Nga Serbia në Shqipëri e Maqedoni, qytetarët do lëvizin me kartë ID


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka konfirmuar në konferencën e sotme të përbashkët me Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiçin, se iniciativa mes tre vendeve përfshin lëvizjen e lirë të këtyre qytetarëce, vetëm përmes kartës së identitetit.

“Kemi hapur iniciativë, plan për aksion i cli jep një Ballkan më të ndryshëm, mund të paramendoni që Serbia , Maqedonia dhe Shqipëria po hapin një nismë ku ftojnë 6 shtete tjera të bëjnë më shumë se sa jemi duke bërë përmes procesit të Berlinit dhe axhendës evropiane.

Plani për aksion përfshin lëvizje të lirë me kartë identiteti, mundëson qarkullimin e shpejtë për kamionët në pikat kufitare, pranimin e dokumenteve mes vendeve. Kemi plan si të pranojmë mes vete edhe diplomat, me qëllim rritjen e kuadrit. Shpresoj që edhe të tjerët ta përqafojnë këtë plan veprimi”– tha mes tjerash Zaev.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *