Vendosni fjalën kyçe....

Afat deri sot për të braktisur shtëpitë, banorët e Unazës së Re me lopata e sfurqe në duar (FOTO)


Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar sërish sot, për të mos lejuar dëbimin nga banesat dhe bizneset e tyre. Kjo protestë nisi që herët në mëngjes, për shkak se IKMT i ka paralajmëruar se do t’u shkojë sot t’u shembë shtëpitë.

Banorët mbajnë lopata dhe sfurqe në duar dhe paralajmërojnë se nuk do lejojnë askënd t’i shembë banesat.

“Këto nuk duan zgjidhje, këto duan përballje me qytetarët e pafajshëm. Kush ka gjë në dorë për të ndaluar këto kriminela të reagojë. Këtu duan që t’i hapin rrugë kullave që do të shitet 5000 euro metri. I bëj thirrje segmentit të policisë së shtetit mos u afroni tek ne. Kemi 1 vit që jemi dhunuar na kanë torturuar. Këta po vijnë tek ne që do të na dhunojnë. Ne duam zgjidhje, ne duam dialog.”– tha një nga protestuesit.

Në protestë janë edhe fëmijët e këtyre banorëve, të cilët sot e kanë lënë shkollën për të qëndruar pranë prindërve në mbrojtje të shtëpive të tyre.

‘Nuk jemi barbarë, jemi shqiptarë, jemi autoktonë dhe ai Erjon që na thotë neve barbarë, kur vetë ka ardhur andej nga fshatrat e Beratit…Nuk jemi barbarë! Ne jemi krenarë që qëndruam para këtyre banditëve. Më akuzuan mua se kam bërë thirrje për dhunë, po ti Edi Rama që e mbushe prokurorin me plumba?! Nuk do heshtim për të mbrojtur banesat tona. Ne nuk kërcënojmë askënd, por erdhëm këtu se ishin lajmëruar forcat e bandave që të na prishin shtëpinë.” – tha një tjetër protestues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *