Vendosni fjalën kyçe....

E djela nisi dhe u mbyll me aksidente, humb jetën një tjetër adoleshent


Një tjetër adoleshent ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në një aksident të ndodhur në rrugën Tiranë-Elbasan. Aksident i rëndë ndodhi rreth orës 22:00 në afërsi të rrethrrotullimit pranë TEG-ut. 

Si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, ka humbur jetën një 17-vjeçar me inicialet K.V, ndërsa janë plagosur tre persona të tjerë.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjeksore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dita e djeshme u nis dhe u mbyll me humbje jetësh në kryeqytet. Në orët e para të mëngjesit, një tjetër aksident tragjik ndodhi në afërsi të Bërzhitës, ku humbën jetën dy vajzave të reja, ndërsa u plagosën dhe tre persona të tjerë. Ata kishin qënë duke festuar një ditëlindje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *