Vendosni fjalën kyçe....

Me 12 klandestinë në makina, arrestohen 2 shoferët në Korçë, njëri i dehur


Dy persona janë arrestuar në Korçë, me akuzën se transportonin shtetas të huaj të cilët kanë mbërritur në vend në mënyrë të jashtëligjshme.

Të arrestuarit janë: M.M.,19 vjeç, banues në Kamëz dhe P.Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë.

I riu u kap me 12 shtetas të huaj në automjet, ndërsa 45-vjeçari kishte tre të tjerë në mjet. Ky i fundit rezultoi se kishte konsumuar edhe alkol.

Sipas policisë, këto dy persona iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.

Detajet e Policisë

“Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Udënishti” si rezultat i të cilit goditen dy raste të tjera.

Kapen duke transportuar 15 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP-Korçë dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor, ku janë goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • M.M.,19 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
  • P.Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë ndjekjes dhe kontrolleve që shërbimet e Policisë kanë ushtruar përgjatë aksit rrugor Bilisht-Pogradec, shtetasi M.M., u kap duke transportuar me mjetin tip “Volvo”, 12 shtetas të huaj dhe shtetasi P.Gj., u kap duke transportuar me mjetin tip “Ford”, 3 shtetas të huaj, i cili pas kryerjes të testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Dy shtetasit e lartpërmendur, iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.

Nga ana e Policisë, po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” si dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” në ngarkim të shtetasit P.Gj.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *