Vendosni fjalën kyçe....

“Një gjë e kam merak, këtu duhet me fol troç e unë s‘i pëlqej maskat” – Balla sulmon Metën


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka sulmuar presidentin Meta nga salla e Kuvendit në seancën e sotme.

Në fjalën e tij, Balla, tha se qëllimi i kreut të shtetit ka qenë dërgimi i listës nga Këshillin e Emërimeve në Drejtësi me 4 emra për Gjykaën Kushtetuese.

‘Zonja Arta Vorpsi ta gëzojë detyrën në Gjykatën Kushtetuese. Aktualisht institucuioni ka 3 anëtarë, zonjën në detyrë, Besnik Muçin dhe Arta Vorpsin. 2 të tjerë do i zgjedhë Kuvendi dhe do kemi 5 anëtarë. Një gjë e kam merak, këtu duhet më fol troç dhe jo me maska dhe nuk flas kurrë me maska. Presidenti bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e afatit, presidenti ka ngulmuar që lista nga KED t’i shkojë me 4 veta. Presidenti nuk ka të drejtë të bëjë të tretin. Të tretin e ka Gjykata e Lartë që do të thotë që ne duhet të presim, por ku parim zbatohet kur Kushtetuesja i ka të 9 anëtarët. Këtu nuk bëhet fjalë që kemi 9, këtu bëhet fjalë që kemi vetëm një dhe ky me mandat të përfunduar dhe kemi 8 vakanca’, deklaroi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *