Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË RËNDA – Protestuesit në Hong Kong i vënë flakën një personi (Video)


Një video dramatike tregon rebelët e Hong Kongut qëi vënë flakën burri pasi e lyen me lëndë të djegshme. Sipas mediave lokale thuhet se viktima nuk pajtohej me lëvizjen e tyre gjithnjë e më të dhunshme politike.

Në klip shihet një burrë që po konfrontohej verbalisht me disa protestues. Të zemëruar nga insistimi i tij se ‘të gjithë jemi kinezë’, rebeluesit e lyejnë atë me një lëndë të ndezshme dhe më pas e vënë flakën.

Videoja e tmerrshme tregon flakët që përcëllojnë fytyrën dhe trupin e njeriut teksa përpiqet të ikë.

Gjendja e tij nuk dihet ende. Incidenti ndodhi të hënën pasdite në Ma On Shan. Javën e kaluar, një ligjvënës pro-Pekinit u godit me thikë në Hong Kong, në një përpjekje të dukshme vrasjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *