Vendosni fjalën kyçe....

Përdoruesit e “Android” akuza “WhatsApp”: Po na shkatërron baterinë e telefonit


Përdoruesit e ‘Android’ janë ankuar në internet pasi një nga përditësimet e fundit të ‘WhatsApp’ po ua shkarkon shumë shpejt baterinë, deri në 50 përqind në disa orë, pavarësisht nga përdorimi aktiv.

Përdoruesit raportuan njoftime në telefonin e tyre që tregojnë se ‘WhatsApp’ përdori baterinë dhe se aplikacioni ishte në përdorim aktiv për rreth 1.5 orë, pavarësisht nga fakti se ata kishin hapur aplikacionin për një kohë të papërfillshme.

Në disa raste ekstreme, përdoruesit u ankuan se shërbimi i aplikacionit në pronësi të Facebook-ut merrte pothuajse gjysmën e përdorimit të energjisë së telefonit të tyre.

Për më tepër, njerëzit janë ankuar se nuk janë në gjendje t’i karikojnë pajisjet e tyre mjaftueshëm për të mbajtur ritmin e konsumit intensiv të energjisë, duke shtuar se telefonët e tyre gjithashtu kanë filluar të nxehen dhe marrin alarme të vazhdueshme për konsumin e lartë të energjisë.

Megjithatë disa përdorues të ‘Samsung’, ‘Huawei’ e ‘Xiaomi’ duket se kanë qenë të mbrojtur pasi nuk kanë pasur probleme të tilla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *