Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e opozitës për reformën zgjedhore, Bylykbashi: Propozime konkrekte kundër manipulimit të votave


Ka përfunduar mbledhja e grupit të punës të opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore nga e cila pjesëmarrësit kanë bërë propozimet konkrete kundër manipulimit të votave.

Rreth diskutimeve në mbledhje nga selia blu ka folur Oerd Bylykbashi i cili theksoi se në mbledhje u bënë propozime për luftën ndaj votimit të manipuluar.

Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Identifikimi elektronik, votimi elektronik, është një zgjidhje. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit.

Do bëhet e mundur heqja e duarve të komisionerëve, që me urdhër të mazhorancës manipulojnë zgjedhjet. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme”-tha Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *