Vendosni fjalën kyçe....

“Policia shoqëron në komisariat 70-vjeçaren pse protestoi kundër Borchardt” – Denoncimi


Një qytetar ka denoncuar shoqërimin në polici të një gruaje 70-vjeçare.

Sipas tij, Lefterie Duraku është ndaluar nga policia pasi ka qenë nga gratë që ka protestuar kundër ambasadorit të BE-së, në Tiranë, Bernd Borchardt.

Mesazhi i qytetarit është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në Facebook.

‘Nje akt banditesk i narkoshtetit, arrestojne zonjen sepse protestoi kunder Brochard. Denoj me ashpersine me te madhe aktin banditesk te gangstereve me uniforme dhe kerkoj lirimin e saj te menjehershem. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Doktor Berisha policia ka mar nje grua 70 vjec Lefterie Duraku sepse ka protestuar ne trotuar kunder Bochardit tek sheratoni. Ajo ndodhet momentalisht tek komisarjati numer 1.’ – shkruhet në mesazh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *