Vendosni fjalën kyçe....

Sherri me Mumajesin për klikimet, Sabri Fejzullahu pranon se e kishte gabim


Sabri Fejzullahu duket se është penduar për fjalët që ka thënë për kolegun e tij Flori Mumajesi, në mars të këtij viti.

Për ta rikujtuar, Fejzullahu e akuzoi Mumajesin se blinte klikimet e këngëve në “Youtube”, fjalë të cilat ky i fundit nuk i priti mirë, madje reagoi mjaft ashpër në rrjetet sociale.

Disa muaj pas këtij debati, ndërsa ishte i ftuar në programin ‘E diell’ Fejzullahu ka pranuar se ishte gabimi i tij dhe e ka vlerësuar shumë Mumajesin për talentin e tij.

“Më kanë thirrur shumë emisione për të më pyetur për këtë, por nuk kam dashur të diskutoj sepse faji është i imi. Jam 75 vjeç dhe nuk është dashur, por rastësia ndodhi në bisedë e sipër me gazetarët. Unë kam 17, 18 këngë që m’i ka kompozuar Flori Mumajesi. Ai i ka hapur dyert në Kosovë me punë e djersë. Unë e kam shumë xhan”, tha Fejzullahu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *