Vendosni fjalën kyçe....

Spanja nën “darën” e ngërçit, asnjë parti nuk fiton shumicën në zgjedhjet e parakohshme


Spanja po përballet përsëri me një parlament të bllokuart pasi as blloku i djathtë dhe as i majtë nuk fituan vota të mjaftueshme për të formuar një shumicë.

Partia e krahut të djathtë ‘Vox’ arriti të dyfishojë vendet në parlament dhe duket se është përfituesja më e madhe e zgjedhjeve të parakohshme.

Zgjedhjet e katërta në katër vjet nuk kanë rezultuar në një fitues të qartë midis partive në Spanjë. Socialistët në pushtet fituan 120 vende në parlamentin me 350 vende dhe po përballen me të njëjtin problem që kishin pas zgjedhjeve të prillit, kur nuk arritën të krijojnë një koalicion.

Partia Konservatore e Popullit u rendit në vendin e dytë me 88 vende dhe partia e krahut të djathtë ‘Vox’ mori vendin e tretë me 52 vende, nga 24 që kishte në prill.

Udhëheqësi i ‘Vox’, Santiago Abascal, tha se ai dëshiron të ndërtojë një ‘alternativë patriotike’, megjithëse nuk hyri në detaje.

Një shumicë prej 176 vendesh është e nevojshme për të formuar një qeveri.

Partia e majtë ‘Unidas Podemos’ mori 26 vende dhe tha se shpresonte për një koalicion me socialistët, por përpjekja e tyre për të bashkuar forcat dështoi më herët në prill.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *