IKMT ka njoftuar se të 33 objektet që janë planifikuar të prishen në zonën e Astirit do prishen sot.
Sipas njoftimit zyrtar nga institucioni në fjalë, deri tani janë prishur 24 objekte ndërsa do vijojë puna deri në prishje e të gjitha godinave që është planifikuar.
‘Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brënda ditës së sotme.’ – thuhet në njoftimin e IKMT-së.