Vendosni fjalën kyçe....

Banorja tregon ç’po ndodh te Astiri: Tmerr, kam frikë për jetën time dhe të fëmijëve


Një nga banorët e Unazës së Re, e cila është ndodhur mes përplasjes me policinë, ka treguar tmerrin që ka parë.

Zonja Lirie ka treguar për “FaxNews” se ata ishin mbledhur në shenjë proteste për të mos lejuar shembjen e banesave, por nuk e kishin pritur reagimin e policisë. Banorja thotë se ata janë dhunuar në mënyrë barbare dhe policia nuk ka kursyer as fëmijët dhe as të moshuarit. Zonja ka pranuar se ata kanë përdorur gurë ndaj forcave të policisë.

“Është një situatë e tmerrshme me të thënë të drejtën. Isha e pranishme dhe mbrëmë dhe kam parë çdo detaj, ishte tmerr. Mua më dridhet zëri dhe jam shumë e frikësuar për jetën time dhe të fëmijëve të mi, për mënyrën se si ka reaguar shteti.

Fakti që ne ishim po mbronim shtëpitë dhe ishim mbledhur aty në shenjë proteste, nuk do të thotë që ata të vërsuleshin ashtu dhe të na dhunon në mënyrë barbare. Ne po mbroheshim me disa gurë që gjetëm aty, me mjete rrethanore, në krahasim me ata që kishin policia, gazlotsjellës, dhunuan banorët, na mbyllën brenda. Kanë ardhur mijëra policë për një grusht njerësish. Situata në Unazën e Re është e tmerrshme. Janë dhunuar gra, fëmijë, se kishte edhe fëmijë mes nesh plaka, nëna të vjetra, pa mëshirë, pa mëshirë… ishte e tmerrshme.”, tregon zonja Lirie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *