Kreu i PD-së, Basha, po zhvillon një takim me përfaqësuesit e ambasadave amerikane, të BE-së, gjermane e britanike në zyrën e tij.
Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të OSBE-së ndërsa nuk bëhet me dije se çfarë është në qendër të këtij takimi.
Ky takim vjen kur vendi është në krizë të thellë politike prej muajsh.