Ish presidenti i Bolivisë, Evo Morales mbërriti në Meksiko City nga ku tregoi arsyet që e detyruan të largohej nga vendi i tij. Ish presidenti Morales u shpreh se u detyrua që të largohej pasi jeta e tij ishte në rrezik.
Morales dha dorëheqjen nga detyra ditën e diel pas protestave të dhunshme që zgjasnin prej disa javësh, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale që i dhanë atij një tjetër mandat në krye të vendit.
Avioni çarter meksikan mbërriti në aeroportin e Meksiko City, nga ku Morales dha dhe një konferencë të shkurtër për shtyp. Ai tha se u detyrua të jepte dorëheqje, por e bëri këtë gjë me arsyen e vetme për të mos pasur gjakderdhje në rrugët e Bolivisë.