Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i groposur shtetasi shqiptar në Korfuz, ishte zhdukur para 7 muajsh


Eshtrat e një shtetasi shqiptar janë gjetu ditën e sotme në Korfuz. Personi të cilit i përkasin është identifikuar  dhe dysohet se bëhet fjalë për Skënder Toskën.

Trupi i dekompozuar u gjet në fshatin Kato Korakiana i groposur dhe ka qenë një banor i fshatit që e ka pikasur teksa punonte tokën me traktor e më pas ka lajmëruar policinë.

35-vjeçari rezultonte i zhdukur që prej prillit dhe rpranë trupit të tij u gjet edhe një pasaportë me emrin e tij. Ai ishte emrigrant prej vitesh në shtetin fqinj dhe ishte baba i dy fëmijëve.

Hera e fundit që Toska është parë ka qenë në një dyqan ‘OPAP’ dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët që denoncuan rastin në polici.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *