Mes dhunës, molotovit, shkopave të gomës dhe gazit lotsjellës ka përfunduar aksioni i IKMT-së te Astiri.
Fadromat kanë prishur 33 objektet e synuara për t’u prishur ditën e sotme edhe pse banorët u munduan që të shpëtonin ato duke i kundërshtuar me forcë por që nuk ia dolën për të mundur fuqinë shtetërore.
“Vetëm pak momente më parë, mjetet e IKMT kanë prishur edhe objektin e 33 në zonën e “Astirit”. Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm, u prishën 15 objekte një katësh, 11 objekte 2 katësh, 6 objekte 3 katësh dhe 1 objekt katër katësh”- ka njoftuar IKMT.