Ish-Presidenti amerikan Jimmy Carter, është shtruar në spital në Atlanta ku do i nënshtrohet një procedure për të lehtësuar presionin e trurit.
“Presioni vjen nga gjakderdhja e shkaktuar nga rrëzimet e fundit”, tha në një deklaratë Qendra Carter, citon BBC.
Procedura është planifikuar të bëhet në Spitalin Universitar Emory të martën në mëngjes.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se për momentin presidenti Carter po pushon i qetë dhe gruaja e tij, Rosalynn, është me të.
Në moshën 95 vjeçare, Carter është udhëheqësi më i vjetër i gjallë i SHBA-ve.
Demokrati ishte presidenti i 39-të i SHBA-ve, që e mbajti mandatin nga viti 1977 deri në 1981. Ai u mund në përpjekjen e tij për t’u rizgjedhur nga Ronald Reagan.