Presidenti francez, Makron, thirri në një takim ditën e sotme presidentët e Serbisë e Kosovës, Vuçiç e Thaçi.
Sipas mediave serbe, Makron ka shprehur vullnetin e tij për t’u përfshirë në procesin e dialogut mes Serbisë e Kosovës.
Pas përfundimit të takimit, Thaçi deklaroi se Kosova është e gatshme të vijojë dialogun me Serbinë për të gjetur një marrëveshje paqeje.
Thaçi e Vuçiç janë në Francë, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Makron.