Vendosni fjalën kyçe....

Një ditë pas dorëheqjes, Evo Morales merr azil politik në Meksikë


Vetëm një ditë pasi dha dorëheqjen si president i Bolivisë, Evo Morales ka kërkuar azil politik në Meksikë.

Morales tha në një postim në “Twitter” se ishte e dhimshme të largohej nga Bolivia por ai do të kthehej me më shumë “forcë dhe energji”.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, konfirmoi që Morales kishte hipur në një aeroplan të qeverisë meksikane.

Ndërkohë, komandanti ushtarak i Bolivisë urdhëroi trupat të mbështesin policinë që janë përleshur me mbështetësit e Morales.

Rreth 20 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur në përleshje, sipas BBC.

Ndërkohë që vetë u largua, Morales u bëri thirrje mbështetësve të tij që t’i rezistojnë “fuqive të errëta” që e kishin detyruar të hiqte dorë.

Nënkryetarja e Senatit ka thënë se ajo do të marrë përsipër detyren si presidente e përkohshme derisa të mbahen zgjedhjet e reja.

Presioni ndaj Morales ishte në rritje që nga fitorja e tij e në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar, kur nisën protesta mbarëkombëtare.

 Të dielën, Organizata e Shteteve Amerikane, njoftoi se pas kontrollit dhe vëzhgimit të saj kishte gjetur “manipulime” dhe bëri thirrje që rezultati të anulohej.

Si përgjigje, Morales ra dakord të zhvillojë zgjedhje të reja. Por rivali i tij kryesor, Carlos Mesa, kërkoi dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Ai kundërshtoi, por pas ndërhyrjes së shefit të forcave të armatosura, gjeneralit Ëilliams Kaliman, i cili i bëri thirrje të tërhiqet në interes të paqes dhe stabilitetit, Morales u dorëzua dhe dha dorëheqjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *