Vendosni fjalën kyçe....

Një person në gjendje të rëndë te Trauma, avokati: Ka çarje në kokë


12 persona ndodhen në spitalin e Traumës në kryeqytet, pesë prej të cilëve janë efektivë policie dhe 7 të tjerët janë banorë të zonës së Astirit.

Avokati Artan Manushaqja, i cili është njëkohësisht edhe banor i kësaj zone, ka zbuluar gjendjen e të lënduarve.

“Ka dy persona që janë me fraktura kryesisht në këmbë, një vajzë dhe një djalë. Kemi dhe një person ka çarje në kokë, s’po ia them emrin për të mos alarmuar familjarët, siç më thanë mjekët tani zotëria në moshë të 60-tave ka çarje në kokë. Nuk lejohet që të marrësh informacion brenda pasi është në reanimacion dhe si rregull nuk lejohet që të futesh.

 Më parë ka patur dhe banorë të tjerë të Unazës që kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar. Shpresojmë që kjo situatë të kalojë lehtë dhe të tërhiqet qevria nga një represion. Të tërhiqet Edi Rama.

Sapo kam komunikuar me mjekët te informacioni, pasi nuk lejohemi brenda në reanimacion dhe informacionet që kemi marrë paraprakisht kanë thënë se mjeket urgjencës janë duke u marrë me pacientin dhe personi mund të dalë nga spitali. PËrderisa nuk e kemi parë të dalë me këmbët e veta apo s’e kemi parë vetë të shtruar në pavionin respektiv, do rrimë këtu derisa të sigurohemi për gjendjen e tij shëndetësore dhe për gjendjen e banorëve të tjerë të Unazës.“, tha Manushaqja.

Avokati thotë se gra, fëmijë e pleq ishin mbledhur në një ambient kur janë sulmuar nga policia me gazlotsjellës./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *