Vendosni fjalën kyçe....

Një person sulmon kopshtin në Kinë me lëndë kimike, plagos më shumë se 50 fëmijë


Një i ri ka sulmuar një kopsht fëmijësh në Kinën Jugperëndimore duke përdorur një lënë kimike të lëngshme, duke plagosur më shumë se 50 njerëz, shumica prej tyre fëmijë, thonë mediat vendase që citojnë zyrtarët.

I dyshuari kapërceu një gardh në një kopsht fëmijësh në Kaiyuan, një qytet në provincën Yunnan dhe spërkati fëmijë dhe mësues me hidroksid natriumi, kimikat që shkakton djegie të mëdha dhe dëme të përhershme të çdo indi me të cilin bie në kontakt.

Sulmi plagosi 54 persona në total, përfshirë 51 fëmijë dhe 3 mësues, njoftoi agjencia e lajmeve ‘Xinhua’. I dyshuari 23-vjeçar u arrestua menjëherë pasi u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes. Policia thotë se ai e kreu sulmin për të marrë “hakmarrje ndaj shoqërisë”.

Dy persona u plagosën rëndë në sulm, megjithëse gjendja e tyre nuk është në rrezik për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *