Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogu Ervin Goci flet nga komisariati: Ky ishte një gjenocid


Pedagogu i gazetarisë Ervin Goci është shoqëeruar këtë mëngjes pranë komisariatit numër 3 në Tiranë, pasi ai kishte dalë në mbështetje të banorëve të zonës së Unazës së Re, apo Astirit siç njihet ndryshe.

Pegadogu në një prononcim të drejtpërdrejtë për televizionin “FaxNews”, e ka cilësuar një “gjenocid” atë që po u bëhet këtyre banorëve. Ai e ka konsideruar demostrim force mënyrën se si u shoqërua nga policia, kur u tërhoq nga 5 efektivë. Ai tregon se vetë nuk është dhunuar por një djali tjetër i kanë thyer hundën.

 “Situata për mua është në kufijtë e sulmit të shtetit ndaj qytetarit, ishte e frikshme, ishte thjesht një krehje zone, kapnin njerëzit aty ku ishin nga kafenetë, imagjino që nuk kishte një organizim të policisë.

Kishte makina të civilëve që dhunoheshin në mënyrë aksidentale, në konsideratën time, ky ishte një gjenocid ndaj banorëve, nuk e di sa mund të arrestohen të tjerë, nja 300 i kam parë unë.

Unë jam te komisariati numër 3, maksimumi që ndodh si procedurë është që ti e ke emrin dhe po të rrasim brenda, shumica prej këtyre që shohim janë rrasur në qeli kot. Janë me qindra, të paktën nga ajo që pashë unë që janë shoqëruar. 

Mua nuk patën mundësi që të dhunonin, pasi isha larg nga vendndodhja, ishte thjesht një demostrim force. Ka persona që janë shoqëruar dhe të goditur, një djalë e kishte hunën e thyer, e nxorën dhe nuk e di as se ku e kanë çuar”, tha Goci.

Në zonën e Astirit janë shembur tre banesat e para, ndërkohë që numërohen deri tani nëntë të plagosur që janë dërguar në spitalin e Traumës.

Momenti i shoqërimit të Gocit nga policia


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *