Vendosni fjalën kyçe....

Po mbështeste banorët e Astirit, shoqërohet me dhunë në polici pedagogu i njohur i gazetarisë


Mes personave që janë shoqëruar me dhunë nga policia është dhe pedagogu i njohur i gazetarisë Ervin Goci, i cili është marrë nga 5 punonjës të policisë.

Goci është një nga zërat më të fortë të kauzës për Mbrojtjen e Teatrit dhe së bashku me aktivistë të tjerë kishte shkuar për të mbështetur banorët.

Në zonën e Astirit që prej orëve të para të mëngjesit kanë shkuar forca të shumta policie, që kanë rrethuar të gjithë zonën dhe po shoqërojnë me dhunë banorët në komisariat, pasi këta të fundit nuk lejojnë IKMT-në të nisë aksionin për shembjen e banesave të tyre.

Mësohet se nga përplasjet ka disa të lënduar, deri tani flitet për nëntë të tillë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *