Një grup punëtorësh ndërtimi e lanë punën që po bënin për pak çaste pasi dëgjuan thirrjet e dëshpëruara të një qeni, i cili kishte rënë në një liqen të ngrirë.
Ata u afruan dhe nisë nga puna përnjëherë. Ngjarja ndodhi në Liqenin Shartash në qytetin rus të Yekaterinburgut në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Punëtorët përdorën një ekskavator të cilin e përdorën për operacionin e shpëtimit. Drejtuesi e zhyti kovën në liqenin e ngrirë duke nxjerrë kafshën me gjithë masën e ujit të ngrirë e më pas e dërguan kafshën në një mjedis të sigurt e të ngrohtë.