Vendosni fjalën kyçe....

Vasili pengohet të takojë të lënduarit: Qeveria po fsheh numrin e saktë të tyre


Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka shkuar të takojë në spitat banorët e lënduar të zonës së Astirit, por nuk ka mudnur dot. Ai thotë se mjekët e ndaluan të takonte të lënduarit.

“Janë dhunuar se mbrojtën pronën e tyre. Kërkojani qeverisë që fsheh shifrat. Nuk janë unë për shifrat, e ka për detyrë qeveria që i fsheh. Më ndaluan dhe më penguan të hyj në spitalet ku kam shërbyer përgjatë gjithë jetës sime. Është hera e parë dhe më treguan rregullat ca sharlatanë.

Janë gati t’i kthejnë në reparte policore dhe spitalet, vetëm e vetëm që asnjë informacion të mos mbërrijë tek ju, që çdo gjë të fshihet. Sepse ato pamje, ku do shikoni të moshuar mbi 74-vjeç të dhunuar me grushta, i keni shenjat aty, besoj se një situatë të tillë Shqipëria s’e kishte parë kurrë. Kjo dhunë është te pragu i derës dhe po kërcënohen që të gjithë.”, është shprehur sot Vasili, i irrituar nga hyrja e spitalit të Traumës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *