Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën te zona e Astirit, ku ka nisur shembja e banesave të para.
Veliaj ka shpërndarë një artikull ku thuhet se ka përfunduar bllokimi 2 vjeçar i Unazës dhe e trajton të gjithë situatën si një triumf.
“Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes! Partite e ngritura mbi kulturen e zaptim-bllokimit ne pikiate!”, vetëm kaq shkruan kryebashkiaku i Tiranës, i cili nuk ka shtuar asnjë fjalë lidhur me personat që mbetën të lënduar nga përplasja e sotme mes banorëve dhe policisë.
Deri më tani numërohen mbi 10 të lënduar, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore pranë spitalit të Traumës.