Arresohet në orët e para të mëngjesit, Gjovalin Alia, i dyshuar si njëri nga autorët e vrasjes së Eri Zefit. Alia mësohet se është vetëdorëzuar, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia.
34-vjeçari Eri Zefi, u gjet i pajetë i hedhur pranë Rrugës së Kombit ditët e para të tetorit të këtij viti.
“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fan ,Mirditë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi E.R., ju informojmë se:
Si rezultat i punës hetimore të kryer nga grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.
Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorit të dyshuar që ti dorëzohej organeve të drejtësisë.
Sot nga Policia e Lezhës u bë ndalimi i shtetasit M(Gj).A.,i dyshuar për vepren penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”, tha policia e Mirditës.
Trupi i pajetë i Eri Zefit, u gjet më 2 tetor pak metra larg Rrugës së Kombit dhe dyshimet e para ishin për gjakmarrje. Vëllai i tij, akuzohet se muaj më parë kishte kryer një vrasje në Durrës.
Ndue Zefi, akuzohet se në shkurtin e këtij viti vrau fqinjin e tij Martin Ndreca, në Durrës.