Vendosni fjalën kyçe....

Vrau 5 persona, kapet elefanti që banorët i kishin vënë emrin “bin Laden”


Një elefant i emërtuar me emrin e ish-liderit të Al-Kaedës, Osama bin Laden, u gjet dhe u kap pasi vrau pesë persona pas një shpërthimi tërbimi në Indi.

Zyrtarët konfirmuan të hënën se elefanti i quajtur ‘Laden’ nga vendasit, ishte kapur nga oficerët për mbrojtjen e pyjeve pas një operacioni të madh kërkimi në shtetin verilindor të Asamit, raporton AFP.

‘Laden’ u gjurmua për ditë me radhë nëpër tokat pyjore duke përdorur drone dhe elefantë të zbutur.

Zyrtarët siguruan se mirëqenia e elefantit dhe mirëqenia e kujtdo që jeton aty pranë do të merret në konsideratë kur të vendoset se ku mund të zhvendoset kafsha pas kapjes dhe pas vrasjes së 5 personave në rrethin Goalpara.

Shifrat e publikuara në qershor treguan se pothuajse 2,300 njerëz janë vrarë nga elefantët në Indi gjatë pesë viteve të fundit.

Shifrat treguan gjithashtu se numrat e elefantëve janë zvogëluar pjesërisht pas zhdukjes së habitateve natyrore, duke i bërë ata të migrojnë në zona me popullsi më të lartë njerëzore, ç’ka çon në rritjen e numrit të incidenteve fatale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *