Vendosni fjalën kyçe....

34-vjeçari që u gjet i vdekur në Vlorë, ndryshon rrjedha e hetimit pas hollësive të tjera


Policia e Vlorës ka dhënë të tjera hollësi lidhur me 34-vjeçari i cili u gjet i vdekur ditën e sotme pranë banesës së tij në lagjen ‘Kushtrimi’.

Sipas bluve, në trupin e viktimës është gjetur një shenjë dhune në shpatull që dyshohet se është shkaktuar nga armë zjarri.

Njoftimi

‘Në lidhje me ngjarjen ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet një person i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”, ku nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, ju informojmë se:

Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal. Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *