Vendosni fjalën kyçe....

Asnjë fjalë për Astirin, Ambasada e Holandës e indinjuar për dhunën ndaj Anxhelës


Ambasada e Holandës në vendin tonë ka reaguar ashpër lidhur me dhunimin e një pjesëtareje të komunitetit transgjinor në Shqipëri.

Anxhela H. thotë se është përndjekur dhe dhunuar nga disa persona të paidentifikuar, ngjarje kjo që duket e ka tronditur shumë ambasadën e Holandës.

Në një njoftim në faqen e saj zyrtare, Ambasada thotë se çdokush duhet të jetë i lirë për të dashuruar këdo.

“Të shokuar nga ky akt dhune kundër një anëtare të komunitetit transgjinor në Shqipëri, Ambasada Hollandeze mbështet deklaratën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi që dënon sulmin dhe i bën thirrje autoriteteve ligj zbatuese të marrin masat e duhura. Gjithsecili duhet të jete i lire të jetë vetvetja dhe të dashurojë këdo që deshiron”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Ditën e djeshme pati reagime edhe nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që u ka kërkuar policisë dhe prokurorisë që të marrin masa ndaj personave që dhunuan transgjinoren.

Sipas Komisionerit, ajo është sulmuar për shkak se ka marrë pjesë në paradën e fundit të LGBT-ve në Tiranë. Kur bëhet fjalë për ngjarje të rënda si kjo, që prekin komunitetin LGBT, përgjithësisht ambasadat në vend janë të parat që reagojnë, por kur bëhet fjalë për të tjera grupime, nuk ndodh e njëjta gjë.

Kujtojmë se ditën e djeshme mbetën të lënduar në kryeqytet, rreth 12 banorë të zonës së Astirit dhe efektivë policie, por lidhur me këtë çështje nuk ka patur asnjë reagim nga ambasadat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *