Vendosni fjalën kyçe....

Daçiç vlerëson nismën për “Schengenin Ballkanik”: Të krijojë kushte për lëvizjen e njerëzve e kapitalit


Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë sot se vetëm një zgjidhje kompromisi e arritur përmes dialogut mes Beogradit e Prishtinës e me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, mund të sigurojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Daçiç e bëri deklaratën në hapjen e ‘Javës së NATO-s’ në Beograd ku tha se nuk kishte asnjë arsye pse diçka e dakordësuar nga të dyja palët nuk do të ishte e pranueshme për një palë të tretë dhe shtoi se ai ishte i bindur se çdo marrëveshje në zgjidhjen e çështjeve pezull do kishte një efekt stimulues në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ai foli ndër të tjera edhe për nismën e ‘Schengenit Ballkanik’.

‘Iniciativa e presidentit Vuçiç dhe kryeministrave Edi Rama dhe Zoran Zaev për të ashtuquajturin ‘mini-Schengen’ rajonal, i cili shpresoj se do të mbështetet nga aktorë të tjerë në rajon, duhet të krijojë kushte për lëvizje më të shpejtë të njerëzve dhe kapitalit, por edhe të mundësojë prosperitetin e të gjithë rajonit, ndërsa forcon stabilitetin. Çështja e integrimit duhet të tejkalojë çështjet e ndarjes’, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *