Vendosni fjalën kyçe....

Humb kontrollin e mjetit e përplaset me barrierat mbrojtëse, aksidentohet 25-vjeçarja në Laç (Video)


Një aksident ka ndodhur te mbikalimi i Laçit, ku është plagosur një 25-vjeçare.

E aksidentuar ka mbetur 25-vjeçarja Jonida Përleka që është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Ajo ishte duke drejtuar mjetin e saj tip ‘Toyota ’ me targë AA915RA ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.

E plagosura është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *