Kandidatja e dytë për Kryeprokuror, Fatjona Memçaj, ka dalë sot në seancën dëgjimore para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ajo ka deklaruar se nuk e ka shkelur ligjin në asnjë rast ndërsa i është përgjigjur pyetjes së një anëtari të KLP-së lidhur me emërimin e saj.
Teksa anëtarja e KLP-së, Nuriban Seiti, pyeti nëse profili i saj ka ndonjë vlerë të jashtëzakoshme për të detyruar ish-Kryeprokurorin dhe Presidenti të shkelin ligjin në propozimin dhe dekretimin e emrit të saj në Prokurorinë e Apelit në Tiranë duke qenë se Memçaj nuk i kishte përmbushur kriterin duke qenë 7 vjet prokurore.
Memçaj u përgjigj duke thënë: ‘Do ju saktësoj një gjë. Folët për shkelje ligji dhe kjo është në konceptin se si ju e keni vlerësuar dhe e keni parë këtë shkelje ligji që ju e pretendoni. Për mua njuk ka patur shkelje ligji, kam konkuruar në vendin ku jam në Këshillin e Lartë të Prokurorisë së kohës që ka qenë i përbërë vetëm nga prokurorë të të tre niveleve, zotërinj me eksperiencë të jashtëzakonshme në detyrë dhe nuk janë nga ato që shkelin ligjin. Kam marrë 5 vota nga 6 votat e nevojshme. Mbi këtë votim që u bë në këshill jam propozuar nga Prokurori i Përgjithshëm tek Presidenti që në këshill ka pasur përfaqësuesin e vet, pa të drejtë vote. Presidenti i Republikës ka diskutuar të gjithë çfarë është diskutuar në këshill dhe ka lëshuar një dekret për emërimin tim. Shkaku se ka ekzistuar kjo lloj gjëje që ju thoni se i keni dëgjuar dhe i keni ndjekur janë shkaqe të tjera, nuk kanë të bëjnë me ligjshmërinë e emërimit. Kam kaluar jo nga një individ, kam kaluar nga një këshill, nga një prokuror i Përgjithshëm dhe një president dhe jam shumë e sigurt që as për hatrin tim e as për emërimin tim do e kishin shkelur ligjin. Pra nuk ka pasur shkelje të ligjit, ka pasur interpretim të ligjit që thashë është bërë nga ana e Këshillit në vlerësimin tim dhe të dikujt tjetër’, tha Memçaj.